Aktivitetet

Ski Adventure in Brod

Përshëndetje dashamirë të skijimit dhe Snow Njerit, ju informojmë së Snow Njeri këtë të Diele më 10 dhjetor

Përshëndetje dashamirë të skijimit dhe Snow Njerit,

ju informojmë së Snow Njeri këtë të Diele më 10 dhjetor do të organizoj tripin për në shtigjet e skijimit në Brod të Dragashit.
Këtë weekend do të bëhet hapja zyrtare e ski qendrës në Hotel Arxhena, e cila sipas zyrtarëve është gati me shtigje dhe lifta.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 0630 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2200. Në Prizren do të jemi PARA stacionit të autobusave kah ora 0830-0845.

Ky organizim do te bëhet në bashkëpunim me organizatën si-motër "Hiking Njeri" pasi bjeshkatarët e tyre do të ngjiten deri në Majën e bjeshkës ndërsa skitarët do të skijojnë në shtigjet e pregaditura.

Snow Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin deri të Shtunën në ora 20:00 përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber) çdo ditë nga ora 10 e mengjesit deri në orën 21.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0625 PR dhe 0825 PZ (rruga para stacionit të autobusave).
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Çmimi 10 EU për person (në çmim nuk hyjnë shpenzimet tjera eventuale si bileta e liftit, renti i paisjeve etj).

Sipas hotel Arxhenës, ata kishin rreth 300 palë paisje skijimi që japin me qera. Dmth personat që skanë paisje, mund ti marrin ato për shfrytezim me cmim prej 5 EU. 

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni skijimin në bukuritë e bjeshkëve madhështore të Sharrit jugor.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ SNOW NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË SKITARIT / SNOWBOARDERIT.

Comments