Blog

Lansohet faqja Snow Njeri në kuadër të Njeri.net

Përshendetje dashamirë të skijimit alternativ dhe snowboardit, 

më në fund doli faqja e shumëpritur e verzionit më të ri NJERI.net, adresë, e cila do të përbëhet nga 10 faqe me përmbajtje të ndryshme. Njeri.net është krijuar për ti promovuar sportet e tipit "outdoor"në Kosovë por edhe aktivitete tjera atraktive që nuk kanë lidhje me sport. Në faqën Snow Njeri, do të keni mundësi të merrni informata më të reja nga aktivitetet e organizatës sonë por, edhe të shiqonii pamje të bukura përmes fotove dhe videove nga shtigjet e ski qendrave të Kosovës dhe rajonit.

Përveq Snow Njerit si pjesë e Njeri.net janë edhe: Hiking Njeri (i lansuar), Tennis Prishtina (së shpejti), Skate & Parkour Njeri (së shpejti), Air & Aqua Njeri, AutoMoto Njeri, DJ Njeri etj, të cilat do të lansohen kohë pas kohe. 

Shpresojmë se do ta gjeni vetën në njerën prej aktiviteteve tona në menyrë që të informoheni, bëheni pjesë por edhe të kënaqeni me përmbajtje.

Live to the Maxx !

Comments