Blog

Skijim i mirë të Premtën më 12 Shkurt

Tung njerezim,

pa marrë parasysh se para disa ditëve ra borë dhe ende po bjen, erërat e forta nuk lejshin që ajo të mbushet dhe të shëndrohet në POW (siq ne kemi dëshirë) . 

Dita 12 shkurt ishte shumë e mirë dhe shfrytëzuam të gjitha shtigjet e ski qendrës. Për atë shkak e lash aparatin (kamerën) dhe këtë ditë ja kushtova vetës. Me "bunchin" skijuam, hikiratëm dhe u leshuam kah disa vende më të pjerrëta (foleja e Shqiponjës, nën Piribreg dhe Përrocka). 
Kah fundi i javës tjetër presim më shumë borë anipse momentalisht ka sa të doni për skijim normal.

Live to the Maxx !

Comments