Qendrat e skijimit

Brezovice

Qendra e skijimit në Brezovicë është qendër e njohur turistike që ndodhet në pjesën veriperendimore të maleve të Sharrit. Gjendet në lartesinë mbidetare prej 900 e deri në 2522 metra dhe është larg vetëm 60 km nga aeroporti i Prishtines dhe i Shkupit.

Është 12 km larg fshatit me emër të njëjtë në komunën e Shtërpcës dhe shtrihet në hapsirë prej 2500 hektarëve.

Në pjesët me lartësi më të madhe mbidetare mbretëron klimë e vertetë malore, kështu që bora në atë pjesë mund të mbahet edhe më se 280 ditë gjatë vitit. Sezona e skijimit në Brezovicë është ndër më të gjata në rajon. Mund të skijohet nga muaji Nëntor e deri në fund të muajit Maj,  sepse e gjithë pjesa malore në të cilen ndodhet ski qendra në Brezovicë, është e kthyer kah veriu.

Në ski qendër ndodhen 5 teleferikë dhe 4 skilifta, mirëpo gjatë kohës, shumica e tyre janë prishur ose nuk punojnë. Momentalisht punojnë vetëm 2 teleferika dhe 1 skilift.

Lartesija mbidetare e ski qendrës fillon nga 1715 deri në 2522 metra.

Shtigjet e skijimit në Brezovicë janë shumë të veqanta. Pjerrtësija e tyre është mesatarisht 38%, që do të thotë se këto staza janë më të pjertat në rajon.

Shumica e shtigjeve të skijimit në këtë qendër nuk janë për skijatorë me pervojë të shkurtër ose për fillestarë. Për shkak të pjertësisë së madhe, skijatorët të cilët kanë skijuar një kohë relative, janë më të vërtetë skijatorë të mirë 

Në Brezovicë gjenden gjithsejt 20 km shtigje të skijimit, të cilat kryesisht janë të lidhura ndërmjet veti. Gjatësia e shtigjeve të veqanta është prej 3.5-4.0 km. Shtigjet e skijimit mund të pranojnë më së 50.000 skijatorë në të njejtën kohë.

Këto shtigje janë të aprovuara nga FIS (Federata Internacionale), dhe shpresojmë që në të ardhmën e afërt, në to do të zhvillohen garat botërore.

Në ski qendër ndodhen 5 objekte hoteliere: Hoteli Narcis, Hotel Molika, Hotel Breza, Hoteli i penzionerëve (momentalisht nuk ofron shërbime), shtëpija e gurit dhe Hoteli i Shkollës së skijimit (Sport Tours) bashkë me objektin “Partizanka”. Në të kaluarën kësi shërbimi ka ofruar edhe shtëpija e Stojkut, mirepo që nga fillimi i viteve të 90 ta, e ka ndaluar aktivitetin e saj.

Viteve të fundit në Brezovicë janë hapur një numër i madh i shtëpive private të cilat ofrojnë shërbime hoteliere më qmime shumë të volitshme.

Brezovica në këtë kohë pret të privatizohet dhe kështu të vie deri te renovimi i objekteve hoteliere, teleferikëve si dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve të cilat kanë ngecur për shkak të statusit të pazgjedhur të Kosovës.