Rreth Nesh

Shoqata e sporteve dimërore, Snownjeri, është organizatë e formuar për qëllim të promovimit të turizmit alternativ dimëror në Kosovë dhe rajon. Këtë gjë Snownjeri e realizon përmes fotografive, videove, informatave dhe projekteve të ndryshme. Që nga fillimi i aktiviteteve jozyrtare në Brezovicë më 1993, antarët e shoqatës sonë kanë qenë një ndër inicuesit kryesorë për promovimin e skijimit dhe snowboardimit alternativ përmes fotografive nga disciplinat Freeride dhe Freestyle.

Aktiviteti i Snownjerit zyrtarisht filloi krejt pa plan në mars të vitit 2003. Atëkohë, për herë të parë pas luftës, Brezovica, u lëshua për shfrytëzim. Te skijatorët u vërejt një nevoje për tu informuar për gjendjen e kësaj qendre dhe të qendrave tjera. Mbasi Arbeni me shokët nga Prishtina dhe qytetet tjera e vizitonin shpesh Brezovicën, “Njeri” (nofka e Arbenit) filloi t’ua dergonte shokëve të tij më të ngushtë, fotot më të reja nga shtigjet e Brezovices.

Për shkak se në Kosovë nuk kishte asnjë lloj burim të informative rreth gjendjes momentale të borës dhe të motit në shtigjet e skijimit në Kosovë, Arbeni e mori këtë vetë iniciativë, që ti informojë dashamirët e borës dhe skijimit, fillimisht përmjet e-mail-ave. 

Në fillim ishin vetëm 50 adresa në të cilat “Snownjeri” i dërgonte informatat rreth motit, gjendjes së shtigjeve dhe fotot më të reja nga shtigjet e skijimit në qendra tjera, Kosovë dhe rrethinë.

Me kohë rrethi i skijatorëve që pranonin informata zgjerohej dhe kështu gjatë vitit 2004, shoqërija “Snownjeri” kishte rreth 180 antarë. 

Për shkak se ishte e nevojshme të hapet një web-sajt Forum ku do të diskutohej rreth gjërave të ndryshme që kanë të bëjnë me skijim dhe borën, autori i sajtit Xenini.com, në Dhjetor 2004, e hapi një faqe në kuadër të web-faqës së tij. Në këtë faqe diskutohej, pytej, postoheshin fotot më të reja nga Brezovica dhe nga shtigjet tjera të skijimit që ndodheshin në rrethinë. Kjo faqe edhe sot e kësaj dite punon, falë Xeninit. 

Menjëherë pas Forumit “Snownjeri” në Xenini, pronari dhe skijatori i flakët i internet café-se “Need 4 speed”, në Prishtinë, Burim Orana, mbasi u dakordua me  Snownjerin në Janar 2005, hapi Forumin Snowman-ks.com, në të cilin do të regjistrohen dhe do të kontaktojnë  mes veti shumica e dashamirëve të skijimit dhe snowbordimit në Kosovë. 

Shoqërija “Snownjeri” nuk është ndonje klub i garuesve, por është vetëm një grup i dashamirëve të skjijimit  rekreacional, të cilët, kanë dëshirë vetëm të kënaqen, shoqërohen dhe ta popullarizojnë sportin dimror alternativ sa më shumë. Shoqërija e dashamirëve të sportit dimror “Snownjeri”, është një shoqëri jopartiake, joqeveritare dhe joprofitabile e skidashësve. 

Qëllimi kryesor i kësaj shoqërije është që ti bëje sportet dimrore sa më të popullarizuara për një numër të madh njerëzish, dhe të tregojë se sporti dimëror nuk është sport vetëm për të pasurit dhe për njerëzit me shkathtësi të veqanta, por një sport me të cilin mund të miret çdokush që ka dashuri të veçantë ndaj maleve dhe borës. 

Synojmë që në shoqërinë tonë të kemi një numër sa më të madh të skijatorëve dhe snowborderëve, të cilët me kohë do të arrijnë që së bashku ti vizitojnë shumicën e shtigjeve të skijimit ne Kosovë dhe jashtë saj. Kështu, na do të formojmë ura lidhëse me dashamirët e sportit të bardhë kudo që gjenden në botë. 

Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj ure.